×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla përkujdeset për argëtimin e popullatës, deklarata e re e saj është epike

    Insajderi
    04 March 2024 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka ardhur me një deklaratë të re epike, duke treguar tri figura që i ka model frymëzimi.

    Gërvalla në debatin me temën: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, deklaroi se tri figura që kanë ndikim te ajo janë: Skëndërbeu, Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.

    Madje Gërvalla ka thënë Skënderbeu është “kompasi i saj”.

    “Kam tre heronj: secili prej tyre më bën që të mësoj dicka të re. Para se gjithash, kompasi im Gjergj Kastrioti Skënderbeu, roli I tij jo vetëm në histori, por edhe roli i tij se si janë shqiptarët sot.

    Figura e dytë është Nëna Terezë, nuk mund të jesh shqiptar e të mos dish cka ka bërë ajo përmes një qasje të mirë dhe i treti është presidenti Ibrahim Rugova.

    Nga të tre, ishin më me ndikim për mua, për angazhimin tim në politikë dhe si flas për çështje politike”, tha Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark