×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gërvalla-Schwarz flet për shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën: Interesimi është rritur

    Insajderi
    08 December 2022 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në lidhje me pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën dhe arsyet pse nuk ka pasur progres deri tani në këtë pjesë.

    Gërvalla-Schwarz tha se arsyeja pse këto shtete nuk e kanë njohur Kosovën është për shkak të politikave të brendshme që ato kanë.

    Sipas saj, interesimi i shteteve si Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia për ta njohur republikën e Kosovës si shtet është rritur

    ” Puna jonë është fokusuar në 5 shtete të bashkimit evropian sepse konsiderojmë se to janë çelësi ne rrugën tone drejt BE dhe NATO-s edhe pse këto shtete për arsye te politikës se brendshme se kanë njohur Kosovën, prandaj rekomandojnë që progresi ne dialog me Serbinë do ndihmonte në sqarime e opinione të brendshme, kemi përkrahje te madhe nga shtete antare të BE-së, kemi progres me secilin prej shteteve, madje edhe kam menduar të fokusohemi tek 4 shtete…nuk mund të them se nesër do ta njoh Kosovën njeri nga ato shtete… por interesimi është rritur shumë. Po punojmë me qeveritë, opinionin, universitetet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark