×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takohet me deputetët gjerman, i njofton për proceset politike në Kosovë

    Insajderi
    19 February 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministrja dhe ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

    Gjatë qëndrimit të saj në Mynih ajo është takuar me disa nga deputetët gjerman të cilët i ka njoftuar rreth proceseve politike, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

    Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schëarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), i falënderova ata për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor“, ka njoftuar Gërvalla.

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark