Insajderi
Lajme

Gërvalla ‘turpërohet’ në Dubovik, fshatin e saj që tha se ka mbështetje të madhe- “Guxo” merr vetëm 5 vota

Insajderi
16 October 2025 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla ‘turpërohet’ në Dubovik, fshatin e saj që tha se ka mbështetje të madhe- “Guxo” merr vetëm 5 vota
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja “Guxo” ka marrë vetëm pesë vota në qendrën e votimit në shkollën “Jusuf Gërvall”, në të cilën votojnë banorët e fshatit Dubovik, nga vjen edhe udhëheqësja e kësaj partie Donika Gërvalla.

Gërvalla muaj me parë kishte deklaruar se është duke marr lëvdata në fshatin e saj. “Po me livdojnë në Dubovik. Në katundin temin”, kishte deklaruar kryetarja e “Guxo”.

Sipas statistikave të publikuara në Qendrën e Numërimit të Votave- del se nga fshati Dubovik vetëm 5 vota kanë shkuar për partinë “Guxo”.

Ndërsa kandidati i “Guxo”-s për kryetar, Shefqet Tolaj, ka arritur të marrë vetëm 36 vota, ose 0.24 për qind të totalit.

 Kjo është një shifër simbolike, që tregon se mbështetja për subjektin e drejtuar nga Gërvalla është thuajse inekzistente në zonën e saj të origjinës politike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark