Insajderi
Lajme

Gërvalla votoi rezolutën për krerët e UÇK-së, reagon ashpër djali i Smajl Hajdarajt: E pavlerë dhe hipokrite

Insajderi
12 February 2026 - 23:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla votoi rezolutën për krerët e UÇK-së, reagon ashpër djali i Smajl Hajdarajt: E pavlerë dhe hipokrite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta mori 90 vota për, vetëm një kundër dhe asnjë abstenim, duke siguruar një mbështetje të gjerë në sallë.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar votës pro të anëtarëve të Listës “Guxo”, në krye me ministren Donika Gërvalla, e cila njihet si një kritike e ashpër e krerëve të luftës që ndodhen në Hagë.

Mirëpo, ky qëndrim i Gërvallës ka nxitur reagimin e ish-këshilltarit të saj, Shpëtim Hajdarit.

Shpëtim Hajdari, i cili është djali i ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i ekzekutuar në pasluftën e Kosovës, e ka cilësuar këtë rezolutë si një akt të pakuptimtë.

Ai ka deklaruar se nuk mendon që po shkelen të drejtat e njeriut në procesin që po zhvillohet në Hagë.

“Unë e konsideroj për mendimin tim që është një rezolutë shumë e pavlerë dhe hipokrite. Përderisa është një proces i rregullt gjyqësor, kush e konstatoi që shkelen të drejtat e njeriut? Unë nuk mendoj që po shkelen”, ka thënë Hajdari në emisionin “Debat Plus”, përcjell Insajderi.

Djali i ish-deputetit të vrarë sqaroi se deri dje ka shërbyer si këshilltar i Donika Gërvallës dhe se për dokumentin në fjalë ishte informuar përmes portaleve, duke u distancuar nga vendimi i subjektit politik./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark