Insajderi
Lajme

Gëzim Hazrolli: Angazhimi im në politikë vjen si vazhdim i shërbimit ndaj atdheut

Insajderi
25 December 2025 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gëzim Hazrolli: Angazhimi im në politikë vjen si vazhdim i shërbimit ndaj atdheut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka shpjeguar në një emision televiziv arsyet e përfshirjes së tij në politikë, duke theksuar se ky angazhim vjen pas përfundimit të shërbimit të tij aktiv këtë vit.

Hazrolli ka deklaruar se në muajin maj është pensionuar dhe ka përfunduar shërbimin aktiv, ndërsa më pas është pyetur nga shumë njerëz për hapat e radhës. Sipas tij, përfshirja në politikë ka qenë rezultat i një analize personale mbi mundësinë për të dhënë kontribut aty ku ka më shumë nevojë.

Ai ka theksuar se gjatë edukimit ushtarak ka mësuar se shërbimi ndaj atdheut është obligim i përjetshëm dhe se Kosova nuk e ka luksin që investimin e bërë në kuadrot e saj ta lërë anash.

Sipas Hazrollit, angazhimi i tij në LDK përkon edhe me faktin që kryetar i kësaj partie është Lumir Abdixhiku, por theksoi se arsyeja kryesore mbetet bindja e tij se ky është ambienti i duhur ku mund të japë kontributin më të madh. Ai shtoi se në këtë subjekt politik ka gjetur njerëz të cilët i ka njohur dhe vlerësuar gjatë karrierës së tij dhe me të cilët mund të integrohet lehtësisht në punën ekipore.

Në fund, Hazrolli ka theksuar se nuk duhet të ketë relaksim në këtë periudhë, pasi sipas tij, Kosova ka ende shumë punë për të bërë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark