Insajderi
Zgjedhjet 2026

Gëzim Hazrolli: Më 28 Dhjetor, zgjidh shpresën, zgjidh Kosovën

Insajderi
24 December 2025 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gëzim Hazrolli: Më 28 Dhjetor, zgjidh shpresën, zgjidh Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka marrë pjesë sot në një tubim elektoral në Podujevë, bashkë me Kryetarin e LDK-së.

Hazrolli theksoi se Podujeva është një nga bastionet kryesore të LDK-së, duke nënvizuar kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve të saj për liri, demokraci dhe ndërtimin e shtetit.

Sipas tij, vlerat e LDK-së janë ruajtur dhe jetuar ndër vite pikërisht në këtë qytet.

“Entuziazmi dhe besimi që pamë sot janë dëshmi e qartë se qytetarët janë të gatshëm për një të ardhme më të mirë, të ndërtuar mbi përgjegjësi, qetësi dhe vizion,” u shpreh Hazrolli.

“Zgjidh shpresën. Zgjidh Kosovën.

Mesazhi im është i qartë:

🗳 Më 28 Dhjetor

✨Zgjidh shpresën. Zgjidh Kosovën”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark