Gëzim Sveçla del para Gjykatës, pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Sveçla del para Gjykatës, pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë

    Insajderi
    11 December 2024 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, është sjellë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, pasi ishte ndaluar nën dyshimin për demolim të mikrofonit në Kuvendin Komunal në Prishtinë.

    Ndaj Sveçlës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak.

    Zëdhënësi i Prokurorisë, Gent Sallauka ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se ndaj shefit të asamblistëve të VV-së është kërkuar caktimi i arrestit shtëpiak nën dyshimin për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

    “Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, konfirmoi Sallauka.

    Ndryshe, Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte thënë se veprimi i tij ishte “për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark