Gigi Hadid i rikthehet sfilatave pas lindjes së vajzës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gigi Hadid i rikthehet sfilatave pas lindjes së vajzës

    Insajderi
    05 March 2021 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gigi Hadid i është rikthyer sfilatave pas pesë muajve kur lindi vajzën e saj dhe ka bërë një defilim interesant me një fustan të zi dhe paruke të zezë derisa i është bashkuar motrës së saj Bella në Javën e Modës në Milano për Versace

    Gigi Hadid e ka çimentuar statusin e saj prej modeleje derisa ajo është rikthyer në pistë të premten, pesë muaj pasi ka lindur vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khai.

    Modelja (25) është paraqitur në Javën e Modës në Milan për sezonin vjeshtë/dimër 2021 bashkë me motrën e saj Bella (24), në një sfilatë që është regjistruar më parë dhe sot është lansuar në YouTube.

    Sfilata është regjistruar më 1 mars në qytetin italian, konkretisht në Qendrën e Kongreseve në Milan dhe është lansuar të premten online, derisa dy modelët kanë udhëtuar në një vend tjetër për të bërë sfilatën e radhës. /GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark