×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Gjahu për pasurinë e paligjshme – a rrezikohet persekutimi i opozitës në Kosovë?

    Insajderi
    13 April 2021 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Visar Duriqi/Vranina Kelmendi

    Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme nuk është hera e parë që po përmendet, madje këtë nuk po e thotë i pari kyreministri, Albin Kurti, atë e kanë thënë edhe kryeministra të tjerë. Por, qeveria e tij ka nisur tashmë një hap tjetër: bazë shtesë ligjore në këtë drejtim, ku shënjestër do të jenë zyrtarë e politikanë.

    InDoks në episodin e publikuar të shtunën “Gjahu për pasurinë e paligjshme”, ka shtjelluar se sa mundet të bëhët realitet kjo nismë dhe kush do të përfshihet në konfiskimet e pasurisë së pajustifikushme.

    Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme ishte edhe njëra ndër çështjet kryesore të Kurtit në fushatë.

    Derisa në fushatën e zgjedhje të fundit, bashkëudhëtare kishte tashmë presidenten, Vjosa Osmani. Ndonëse zgjedhja e saj në krye të kësaj pozite u bë me pak pazare nga ana e Kurtit, nga shumë persona të jetës publike u vlerësua si blerje deputetësh e vjedhje e vullnetit të qytetarëve nga partitë tjera.  

    Derisa në karrigen e Kryetarit të Kuvendit dhe atë të presidencës, Kurti ka vendosur miqtë e tij, ai tashmë ka nisur rrugën për gjahun e pasurisë  

    Në javën e parë prillit 2021 në Qeveri veçse është dorëzuar një dokument për një ligj të ri për tu vënë në gjah pasurisë së paligjshme, premtim i madh elektoral.

    Blerim Sallahu, zëvëndës minstër në Ministrinë e Drejtësisë, në një intërvistë për InDoks ka treguar se çka po duanë të bëjnë me këtë nismë të re ligjore për konfiskim të pasurisë.

    “Do të kontrollohen personat zyrtarë sipas kodit penal, persona zyrtar që nënkupton shërbyes të emëruar nëpër institucione, ku si objekt kontrolli do të ejtë pasuria e tyre. Do të i nënshtrohet verifikimit mbi bazën  e asaj se a ka të hyrat të ligjshme apo jo, nëse jo atëhere automatikisht i sekuestrohen”, ka thënë Sallahu

    I emëruar direkt nga Albin Kurti ka konfirmuar për InDoks që ligji do të jetë selektiv, i fokusuar jo tek krejt qytetarët që mund të kenë përfituar pasuri të paligjshme, por target e ka veç një pjesë të shoqërisë kosovare.

    “Në këtë ligj nuk do të futen qytetarët që nuk kanë punuar në institucionet publike, pasi e dijmë që mbas luftës kemi pasur një ekonomi formale dhe remitencat që kanë dërguar diaspora”, ka thënë Sallahu.

    Por shoqëritë civile kanë thënë se nuk mund të miratohet një ligj pë një kategori të qytetarëve.

    “Ligji në momentin që miratohet, nuk miratohet vetëm për një kategori të qytetarëvve, por ndaj të gjitave kategorive në tërë territorin e Kosovës, që sigurisht do të përfshi edhe qytetarin me të thjeshtë që kurrë nuk ka qenë pjesë e jetës publike”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

    Kundërshtimet për ligjin e ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

    Avokati, Skendër Musa ka folur rreth ndryshimeve eventuale të ligjit e ku një person mund të akuzohet pa prova dhe ai të e dëshmoj se nuk ka kryer krim, ai shpreh dyshime serioze se kjo mund të bie ndesh me rendin kushtetues në vend.

    “Nuk mundet askush me ju nënshtrua një procesi të konfiskimit të pasurisë pa një vendim të formës së prerë për veprat penale. Vetëm pasuritë që është fituar si produkt i procedurave të konfiskimit me aktakuzë nëse Gjykata në bazë të provave të dëshmive bie në përfundim se ajo pasuri është fituar me vepër penale”, ka thënë Musa.

    Ndërsa, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka vërejtje serioze deri në dyshime se ligji mund të keqpërdoret kundër oponentëve politik.

    “Inciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për të miratuar  ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme në këtë fazë që gjendet Kosova është e hershme. Kjo inciativë mund të keqpërdoret si nje luftë kundër oponentëve politik apo grupeve të caktuar”, ka thënë Miftaraj.

    Zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu, në dikasterin e drejtësisë ka garantuar që ligji i ri eventual, që shënjestër i ka vetëm zyrtarët dhe politikanët, nuk do të përdorët kundër opozitës.

    “Ju garantoj se sa jam unë këtu në Ministrinë e Drejtësisë, nuk do të ketë persekutime as hakmarrje ndaj asnjë individi, nuk kemi ardhur në pushtet me këto pretendime.”, ka thënë Sallahu,

    A do ta ndjek Kosova rrugën e Maqedonisë së Veriut, për persekutim të opozitës në bazë të ligji të konfiskimit të pasurive?

    Një rrëfim për Maqedoninë Verior që për InDoks e sjell gazetari dhe botuesi i gazetës “Koha” atj, Arben Ratkoceri ka treguar një histori krejt tjetër me ligje të tilla që ka eksperiencuar opozita.

    “Ligji nuk ka pasur efekt të madh në Maqedoninë e Veriut, efekti ka qenë i vogël. Ka pasur hakmarrje mes ndryshimit të pushteteve dhe në nivele të profileve të mesme që i ka ndërlidhur ish-strukturat në pushtet, ka pasur raste seleksionuese”, ka thënë Ratkoceri.

    InDoks e ka siguruar dokumentin me të cilin Qeveria Kurti 2, “Koncept Dokumenti për Çështjen e Pasurisë së fituar në mënyrë të Pajustifikueshme”, është titulluar ai dhe ka mbi 80 faqe.

    Në këtë dokument thuhet që një Agjenci, e cila pritet të kijohet, e që do të merret me këtë punë, pasi që të ketë arritur të identifikojë mos-përputhje në mes të pasurisë dhe të ardhurave të deklaruara të zyrtarëve të lartë publikë apo të personave të ekspozuar politikisht, atëherë do të krijohet prezumimi se pasuria në fjalë ka origjinë të kundërligjshme dhe me këtë rast gjykata, sipas kërkesës së Agjencisë, do të urdhërojë sekuestrimin e saj.

    “Me këtë rast, barra e provës do të bartet tek i dyshuari i cili duhet të dëshmojë se pasuria e tij ka origjinë legjitime”, thuhet fjalë-për-fjalë në këtë dokument.

    Që “barra e provës” bie tek i dyshuari, personi që supozohet që ka përfituar pasuri të paligjshme, është përmendur shtatë herë në këtë dokument.

    Në këtë plan të Qeverisë Kurti madje bëhet me dije që do të tejkalohen edhe Prokurorët. Kjo pasi që nëse një Prokuror nuk është i suksesshëm në procedura për t’ia konfiskuar dikujt pasurinë, që veç është menduar që është e paligjshme nga Agjencia, kjo Agjenci e injoron vendimin e Prokurorit, dhe “atëherë Agjencia mund të veprojë për të filluar procedurat për konfiskimin e pasurisë”.

    Dokumenti në fjalë, që e posedon InDoks, pretendon që shikimi i pasurisë së zyrtarëve dhe politikanëve është mirë që të kthehet 22 vite mbrapsht. Që nga pas lufta.

    “Duke marrë parasysh ndryshimet politike dhe shoqërore nëpër të cilat ka kaluar Kosova qysh nga mesi i vitit 1999 dhe viti 2000, nuk do të ishte gabim të supozohet se themelet për pasurimet më të mëdha të paligjshme të grupeve të caktuara kriminale, janë vendosur pikërisht gjatë kësaj kohe. Ndaj, kufizimi prej dhjetë (10) viteve që ky ligj vendosë, mund të rezultojë problematik në luftimin e suksesshëm të kriminalitetit”, thuhet në këtë dokument.

    Ligji i ri që ka nisur Qeveria Kurti, sipas këtij dokumenti, pos që pritet të hetojë pasurinë e njerëzve të pozitave publike e politikanëve që nga viti 1999, përfshinë edhe hetimin e familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre/InsajderiInDoks

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark