“Gjak dhe mbi 100 të shtëna”, grekët kërkojnë ndihmë nga Gjermania për zbardhjen e masakrës së Athinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjak dhe mbi 100 të shtëna”, grekët kërkojnë ndihmë nga Gjermania për zbardhjen e masakrës së Athinës

    Insajderi
    11 September 2023 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    EL.AS ka nisur kërkimet për gjetjen e autorëve të ekzekutimit mafioz të gjashtë personave me origjinë shqiptare në Lutsë.

    Që në momentin e parë, personat e Sigurimit të Atikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë krijuar një perimetër rreth zonës dhe kanë mbledhur të paktën 25 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.

    Vlerësimet e para të Autoriteteve silleshin rreth dy versioneve: Një takim me vdekje ose një pritë.

    Informacionet më të reja tregojnë se skenari më i mundshëm ka të bëjë me shlyerjen e llogarive për një rast të lidhur me drogën.

    Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00.

    Mediet greke bëjnë me dije se është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve gjermane nëpërmjet Interpolit, pasi automjeti në të cilin udhëtonin viktimat ishte me targa gjermane dhe autoritetet greke kërkojnë që të zbardhet origjina e mjetit.

    Policia është në kërkim të një motori dhe një mjeti, me të cilët dyshohet se janë arratisur autorët.

    “Ata i kishin mbuluar trupat”

    Një banor i zonës tha se dëgjoi një sërë të shtëna armësh: “Unë jetoj në rrugën më poshtë. Isha në kompjuter dhe dëgjova të shtëna të vazhdueshme, kështu që e dija se ishte një armë. Dëgjova disa herë “pop, pop, pop”. Dhe më pas, pasi mbaruan, filluan sërish, pra brenda pak sekondash, “pop – pop – pop”, dmth vazhduan pa pushim. Kjo, them, është padyshim një armë, sepse të hënën nuk bëhet fjalë për pagëzime, dasma apo ahengje. Isha i shqetësuar sepse është lagjja jonë këtu. Po them a ka ndodhur ndonjë gjë tragjike, dhunë në familje e të tilla. Kur dola pashë që kishtye ardhur policia dhe i kishte mbuluar kufomat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark