×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjakovarët kapen për një veturë, “kërcet” grushti në oborr të stacionit të policisë

    Insajderi
    04 June 2023 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Skenderbeu” në Gjakovë.

    Këtë herë në rrahje janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një veturë. Por ajo që nuk është fort e zakonshme është se palët vendosën të shkojnë vet në Polici.

    Siç raporton Sinjali me burime nga Prokuroria, posa dy të dyshuarit arritën në stacion, akoma pa u futur brenda, debati verbal kaloi në dhunë fizike, ashtu që njëri sulmoi tjetrin dhe e kërcënoi se do ta pësojë keq.

    Zyrtarët policorë intervenuan menjëherë, me ç’rast të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor, ku u intervistuan lidhur me atë që kishte ndodhur.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark