Insajderi
Lajme

Gjakovë: Burri merr djalin nga kopshti dhe largohet jashtë Kosovës pa e njoftuar ish-bashkëshorten

Insajderi
20 August 2026 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjakovë: Burri merr djalin nga kopshti dhe largohet jashtë Kosovës pa e njoftuar ish-bashkëshorten
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj ka marrë djalin e tyre nga kopshti pa e lajmëruar atë.

Sipas raportimit në polici, gruaja ka pretenduar se ish-bashkëshorti madje është larguar nga Kosova bashkë me djalin.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:00.

Viktima ka deklaruar në stacionin policor se ish-bashkëshorti i saj është duke e shqetësuar edhe përmes telefonit.

Njësitet përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark