Një person në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për veprën penale dhunim.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë të PK-së.