Insajderi
Lajme

Gjakovë, sulmohen fizikisht tri femra e një mashkull në vendin e punës

Insajderi
23 June 2016 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Gjakovë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar në vendin e tyre të punës tri femra dhe një mashkull.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, ndërsa mësohet se njëra nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyet që kanë nxitur incidentin.  Sipas policisë, I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 11 persona, 9 prej të cilëve janë në mbajtje./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark