Insajderi
Biznes

Gjaku yt shpëton jetë

Insajderi
04 May 2018 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Kombëtare Tregtare  në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut organizoi ditën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Gjatë ditës u mblodhën 40 qese me gjak, veprim ky që tregon kontributin e vërtetë të bërë nga punonjësit e BKT-së. Banka Kombëtare Tregtare  shpreson se ky dhurim i gjakut do të ndihmojë në motivimin dhe rritjen e frymës dhe vetëdijes së njerëzve për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe vullnetit për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Ky dhurim i gjakut është pjesë e programit të BKT-së për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës. Misioni ynë është që të jemi afër popullit dhe përveç dhurimit të gjakut të ndihmojmë  në mbrojtjen e mjedisit, të ofrojmë mbështetje për shkollim, arte, sporte, dhe të tjera.

Aktiviteti i dhurimit të gjakut i organizuar nga BKT pati sukses. Kjo është e dukshme nga entuziazmi i treguar nga punonjësit e Bankës që mbështetën plotësisht aktivitetin. Me shpresën se numri i dhuruesve të gjakut do të rritet, Banka Kombëtare Tregtare ka në plan që këtë ngjarje ta vendosë në kalendarin vjetor të aktiviteteve të kompanisë, me numër edhe më të madh të dhuruesve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark