Insajderi
Lajme

Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

Insajderi
29 December 2025 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të dielën, pranoi gjashtë ankesa. Ankesat kishin të bënin kryesisht për shkeljet në ditën e votimit. 

“Lidhur me pyetjen tuaj rreth numrit të ankesave që lidhen me shkeljet konkretisht në ditën e votimit ju njoftojmë se janë pranuar 6 ankesa qe kanë të bëjnë kryesisht me shkeljet në ditën e votimit”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së për Kohën.

Në faqen e PZAP-së figurojnë gjashtë ankesa të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 dhjetor, ndërsa një ankesë e ka dorëzuar AAK-ja sot. 

Dy ankesa i bëri në Prishtinë ndaj LDK-së për “përdorim të pasurisë publike dhe shfrytëzimit të pozitës publike me qëllim të përfitimit të votave”. Dy ankesa i bëri ndaj AAK-së për thyerje të heshtjes zgjedhore. Një ankesë ndaj LDK-së në Podujevë për vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike dhe një ndaj Lista Sërpskas për thyerje të heshtjes zgjedhore. 

E të hënën AAK-ja ka dorëzuar një ankesë ndaj Vetëvendosjes për thyerje të heshtjes zgjedhore. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark