Gjashtë pasi mori detyrën vritet kryetari i bashkisë së një qyteti në Meksikë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjashtë pasi mori detyrën vritet kryetari i bashkisë së një qyteti në Meksikë

    Insajderi
    07 October 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna për shkak të drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.

    Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerreros. Ai ishte kryetar bashkie prej vetëm gjashtë ditësh, raporton BBC.

    Guvernatorja e shtetit, Evelyn Salgado, ka thënë se qyteti është në zi për një vrasje që “na mbush me indinjatë”.

    Vdekja e tij erdhi tri ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna, teksa kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.

    Ndërkaq, mediat meksikane kanë raportuar se ai është vrarë në mënyrë mizore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark