Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Insajderi
    23 September 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 22.09.2025 – 00:00. Është iniciuar rasti ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët, bashkëshortja si viktimë. Policia ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarit. I dyshuari është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Gllogoc 22.09.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë 22.09.2025 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Kaçanik 22.09.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-me probleme psikike-mendore, nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. I dyshuari fillimisht është dërguar në QKMF-Kaçanik për tretman mjekësor, e pastaj në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Pejë 22.09.2025 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën -nënën e tij. Njësitet policore gjatë bastisjes në banesë kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje e substancave narkotike dhe letra për mbështjelljen e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    · Pejë 22.09.2025, 09:00. Është raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark