Gjashtë shenjat e fshehta të problemeve me zemrën - Insajderi
×
LifeStyle

Gjashtë shenjat e fshehta të problemeve me zemrën

Insajderi
08 September 2019 - 17:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këto simptoma befasuese të sëmundjeve kronike të zemrës mund të paraqiten me vite para se të zbulohet vetë sëmundja.

-Mos funksionimi erektil – Kur është i pamundur një gjë e tillë, kjo mund të jetë shenjë e arterieve të bllokuara, të cilat paraqiten para sulmit në zemër. Rekomandohet sa më herët të verifikohet gjendja e tyre.

Mesatarisht, ndërmjet paraqitjes së mos funksionit erektil dhe zbulimit të sëmundjeve kronike të zemrës te meshkujt kalojnë tri vjet, që është kohë e mjaftueshme që sëmundja të zbulohet më herët dhe të punohet në parandalimin e problemeve me zemër.

Nëse ju dhe partneri juaj jeni të shqetësuar për shkak të kësaj, kërkoni dhe shëroni shkaqet e arterieve të sëmura.

-Humbja e flokëve – Në një studim gjithëpërfshirës në të cilin morën pjesë 37.000 persona, stadi i hershëm i rënies së flokëve është treguar si indikator i qartë i sëmundjeve kronike të zemrës në cilëndo moshë.

Në këtë studim, personat që ishin pjesërisht ose plotësisht pa flokë kishin rrezik të dyfishtë nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës te të dyja gjinitë.

– Rrudha e veshit – Një nga simptomat e çuditshme është shfaqja e një rrudhe në vrimën e veshit (konkretisht, është një rrudhë në një kënd që shfaqet diagonalisht nga kanali i veshit deri në majë të lobit të veshit), dhe është përmendur në kërkime si një ‘simptomë e heshtur’ e arterieve të bllokuara tashmë me dekada. Kjo rrudhë shfaqet si një simptomë e qarkullimit të dobët.

– Dhimbje e në pjesën e poshtme të këmbës gjatë ecjes – Dhimbja që shfaqet me këtë rast dhe ndalet kur personi nuk ecën quhet klaudikacion.

Mund të bllokojë arteriet e këmbëve, veçanërisht te duhanpirësit. Kjo simptomë duhet të konsultohet menjëherë nga një mjek, i cili do t’ju ekzaminojë dhe do të kryejë matje të thjeshta të presionit të gjakut dhe rrjedhës së gjakut për të konfirmuar një diagnozë të qarkullimit të dobët.

Është shumë e rëndësishme që diagnoza e sëmundjes së zemrës të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ka shumë trajtime dietike dhe mjekësore që mund të ndihmojnë në këtë problem, transmeton KosovaPress.

-Nofulla e bllokuar – Kjo ‘simptomë e heshtur’ e arterieve të bllokuara është më e zakonshme te gratë, por edhe burrat duhet të jenë të vetëdijshëm për të. Sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit, dhimbja e nofullave dhe qafës janë simptoma të zakonshme që ndodhin për shkak të rrjedhjes së dobët të gjakut në një pjesë të zemrës.

Dhimbja ndodh pasi nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra është nervi vagus, në kontakt të vazhdueshëm me qafën, nofullën, kokën dhe krahun e majtë. Vizitoni mjekun tuaj për të zbuluar nëse dhimbja në nofull është rezultat i ndonjë dhëmbi të riparuar, apo diçka që duhet përcjellë me kujdes.

– Dhimbje në shpinë – Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës nuk mund të jetë gjithmonë shenjë e plakjes së muskujve. Do të ndjeni dhimbje pasi rënia e rrjedhës së gjakut në zonë mund të dobësojë disqet që funksionojnë si ‘jastëk’ për shtyllën kurrizore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark