Gjashtë simptomat që na tregojnë se kemi anemi - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjashtë simptomat që na tregojnë se kemi anemi

    Insajderi
    27 April 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anemia është një sëmundje ku trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut – me fjalë të tjera ato nuk bartin mjaftueshëm hemoglobinë, ose ndodh kur këto qeliza nuk e kryejnë punën që supozohet ta kryejnë

    Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në trup dhe largimin e dyoksidit të karbonit nga trupi.

    Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, atëherë ne helmohemi nga dyoksidi i karbonit.

    Shkaktarët e anemisë mund të jenë të ndryshëm. Normalisht se lodhemi të gjithë herë pas here, por nëse shumica e simptomave të mëposhtme ju përshtaten, atëherë më mirë të shkoni te doktori.

    Lëkurë e zverdhur

    Kur trupi nuk mjaftohet me oksigjen ose vuan nga një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut, ngjyra jonë e lëkurës ndryshon dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk aplikohet vetëm në fytyrë, por në tërë trupin – veçanërisht në duar, në pjesën e brendshme të qepallave dhe në gjuhë.

    Rrahje të parregullta të zemrës

    Nivelet e ulëta të hemoglobinës e bëjnë zemrën të punojë më shumë sesa normalisht për të pompuar gjak përmes sistemit tonë. Pra zemra duhet të punojë më shumë se zakonisht për të na ngopur me oksigjen, e kjo rezulton në rrahje të parregullta të zemrës.

    Lodhja

    Nëse organet nuk e kanë sasinë e mjaftueshme të oksigjenit, trupi jonë punon më shumë për të prodhuar energji në mënyrë që t’i kryejmë funksionet e përditshme, e kjo na lë të ndihemi shumë të lodhur.

    Problemet me përqendrim

    Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë mirë, e as truri nuk përjashtohet këtu. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët sesa që na nevojitet, atëherë ne nuk do të mund të mendojmë qartë dhe do vuajmë nga përqendrimi i dobët.

    Hollimi i thonjve

    Nëse thonjtë dobësohen ose e krijojnë një formë të lugës, atëherë kjo është simptomë e anemisë.

    Çarje në buzë

    Shumica prej nesh përjetojmë tharje ose çarje të buzëve herë pas here nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia i shkakton këto në zona të caktuara, më saktësisht në kënde të buzëve. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 May 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark