×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjashtë të lënduar- aksident mes dy veturave në Klinë

    Insajderi
    10 April 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës pasditen e së mërkurës.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa gjashtë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 14:50, Policia është informuar  se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.”, bëri të ditur ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark