
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin e punës, në katër raste të ndara, janë lënduar katër persona, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, dje në Ferziaj është lënduar një femër dhe një burrë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajit.
Edhe dy burra të tjerë janë lënduar në vendin e punës njëri në fshatin Krushev të Dragashit, si dhe tjetri në fshatin Piran të Prizrenit, dy të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar.