Një person në Skenderaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se në oborrin e tij, derisa ishte duke punuar, ka gjetur eshtra dhe rroba.
“Ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij ka gjet një pjesë eshtërore me gjatësi 15 cm dhe disa pjesë të rrobave”, njofton policia.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa rreth orës 14:30 në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i Krimeve të Luftës dhe personave të zhdukur të cilët kanë tërhequr pjesën eshtërore dhe rrobat./Insajderi.com