Fshati Nishevc të Prishtinës një person ka raportuar se kishte gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes granatë dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar.
Po ashtu, në udhëkryqin Gerlicë-Kaçanik një person ka njoftuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin pa incidente, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.