Gjenden eshtra në Obranqë të Podujevës, dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden eshtra në Obranqë të Podujevës, dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës

    Insajderi
    05 March 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eshtra të njeriut janë gjetur sot gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë të Podujevës.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Komisioni Qeveritat për Persona të Zhdukur i cili në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në këta eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

    Aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.

    Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës.

    “Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh përkushtimin e tij të vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe inkurajon qytetarët të vazhdojnë të ofrojnë informacione të vlefshme. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin”, thuhet në njoftim.

    May be an image of 6 people


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark