Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se një person teksa ishte duke hapur një varr ka hasur në disa eshtra.
Eshtrat e gjetur në fhsatin Zabërxhë dyshohet se janë të njeriut.
Në vendin e ngjarjes sipas raportit, kanë dalë njesiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat për ekzaminim në IML.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Zabërxhë, Mitrovicë 23.09.2022 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.