×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur në Nepal

    Insajderi
    24 February 2016 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipet e shpëtimit në perëndim të Nepalit kanë gjetur mbetjet e një avioni pasagjerësh i cili u zhduk me 23 persona në bord.

    Avioni Twin Otter, po udhëtonte nga Pokhara për Jomsom dhe humbi kontaktet me linjën e kontrollit menjëherë pas ngritjes, njofton BBC.

    Zyrtarët thonë se shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta,

    Avioni mbante tre persona në ekuipazh dhe 20 pasagjerë, një prej tyre kinez dhe një kuvajtian.

    Sipas Sanjiv Gautam, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, rrënojat e avionit u gjetën në afërsi të fshatit Dana në rrethin e Myagdi, raporton Insajderi.

    Identitetet e pasagjereve ende nuk dihen por mësohet se dy nga ata ishin fëmijë.

    Megjithatë industria e aviacionit  në Nepal ka një rekord të dobët të sigurisë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark