Insajderi
Lajme

Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon pamje

Insajderi
25 January 2026 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25.01.2026 rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë dalë në vendngjarje pas pranimit të informatave nga qytetarët se në një lokacion të caktuar mund të gjendeshin armë dhe municion.

Gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar 9 granata dore, 538 fishekë si dhe 3 karikatorë për armë automatike. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka bërë trajtimin e sigurt të mjeteve shpërthyese.

Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark