Insajderi
Lajme

Gjenden të sigurt dy motoristët e humbur në Jezercë

Insajderi
02 August 2026 - 08:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjenden të sigurt dy motoristët e humbur në Jezercë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në Jezercë ka përfunduar me sukses.

Sipas njoftimit, motoristët janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, i cili ka ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit.

Shoqata ka bërë të ditur që aksioni u përmbyll me sukses dhe se të dy motoristët tashmë ndodhen në siguri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark