Zyrtarët nga Fondacioni Kërkimor i Arktikut, një grup privat që ishte dërguar për të ndihmuar në kërkimin e kësaj anije, kanë thënë se anija është gjetur më parë gjatë këtij muaji.
John Franklin dhe 128 anëtarët e ekuipazhit të anijes ‘HMS Terror’ dhe ‘Erebus’ kishin vdekur, pasi dy anijet kishin ngecur në akull. Ekspedita kishte pasur për qëllim gjetjen e rrugëve në oqeanin Pacifik dhe Atlantik, për në oqeanin Arktik.
Fati i këtyre anijeve kishte mbetur një mister i madh për rreth 170 vjet deri kur një ekip gjeti anijen ‘Erebus’ në shtator të vitit 2014./rel/