Insajderi
Lajme

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në fshatin Nabërgjan të Pejës

Insajderi
05 April 2025 - 12:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në fshatin Nabërgjan të Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Nabërgjan të Pejës, mëson Gazeta Insajderi. Sipas burimit, trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë.

Rastin për Insjaderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi.

Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit./ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark