Insajderi
Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Insajderi
14 November 2025 - 08:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm, një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prizren.

Në raportin 24-orësh thuhet se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes.

“Prizren / 13.11.2025-08:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark