×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet eksploziv në një veturë në Leposaviq, ndërhyn policia dhe KFOR-i

    Insajderi
    09 April 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një sasi eksplozivi i pa shpërthyer është gjetur në një veturë në Leposaviq mëngjesin e së martës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ishin njësiti K9, EOD dhe KFOR-i amerikan. Mjeti shpërthyes është larguar për t’u dërguar në një zonë të sigurt pas pesë orësh.

    “Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposavicit gjondet një mjet i dyshimt i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigj njësit relevante policore duke përfshir edhe Njësin K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan”, la njoftuar ai.

    “Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është largu nga Vendi i ngjarjes. Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga ana e jonë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark