Gjendet gruaja që u raportua e zhdukur në Ferizaj, tani është e sigurtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet gruaja që u raportua e zhdukur në Ferizaj, tani është e sigurtë

    Insajderi
    09 March 2025 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se H.I , është gjetur pas kërkimeve të bëra në disa zona.

    Sipas këtij njoftimi, gruaja nga komuna e Ferizajt tani është e sigurt.

    “Pas angazhimit të SHKKSH-së dhe mbështetjes së komunitetit, ajo u lokalizua dhe tani ndodhet nën kujdesin e duhur”, thuhet në njoftim.

    Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në kërkime, shpërndanë informacionin dhe ofruan mbështetje në këtë proces. Solidariteti dhe bashkëpunimi juaj ishin vendimtarë për një përfundim të suksesshëm.

    “Ju lutemi, qëndroni të informuar dhe të kujdesshëm. Në raste emergjente, mos hezitoni të kontaktoni ekipet tona të shpëtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark