Një person është gjetur i mbytur në Vlorë këtë të mërkurë. Ka qenë një peshkatar që ka konstatuar kufomën në zonën e Petroliferës në Vlorë.
“Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al