Insajderi
Lajme

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

Insajderi
07 January 2026 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, i cili ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha, shkruan Insajderi.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 7 janar 2026, rreth orës 12:40, kur autoritetet kanë pranuar informatën se një person dyshohej se nuk kishte shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark