×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në Mitrovicë

    Insajderi
    03 February 2023 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete sot (e premte) në fshatin Pirq të Mitrovicës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti njoftoi se viktima është 53-vjeçari me inicialet B.B.

    “Sot, rreth orës 11:00,  është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark