Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, policia nis hetimet

    Insajderi
    28 September 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sipas saj, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 08:30 Policia ka pranuar informatën për personin e vdekur në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull.

    “Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet lidhur me këtë vdekje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Ahmeti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark