Insajderi
Lajme

Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

Insajderi
27 October 2024 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet i vdekur një person në Leposaviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë me nënshtetësi të Kosovës është gjetur i vdekur në Leposaviq në orët e para të së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete, shkruan Insajderi.

“Leposaviq / 26.10.2024 – 00:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Rasti po vazhdon të hetohe nga policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark