Tre persona janë arrestuar në Babush të Ferizajt për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge” si dhe për “mbajtje, pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpitë dhe veturat e të dyshuarve, ka gjetur dhe konfiskuar 1.314 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 24.4 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një armë zjarri, dy karikatorë me 36 fishekë, para të gatshme 3750 euro dhe 20 funta, tre telefona dhe dy çanta.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre, në veturat e tyre dhe shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 1.314 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 24.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një armë zjarri revole, dy karikatorë 36 fishekë, para të gatshme 3750€ dhe 20 funta, tre telefona dhe dy çanta. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.