Insajderi
Lajme

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Insajderi
21 August 2025 - 09:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka informuar autoritetet rreth dyshimeve për mjetin shpërthyes.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin përreth për të garantuar sigurinë publike.

Ndërkohë, njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar për t’u analizuar më tej.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark