Një person në Gjakovë derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë.
Sipas Policisë së Kosovës, njësia për deminim e FSK’së e ka tërhequr mjetin e pashpërthyer të kategorisë D-9.
“GJETJE E MJETIT TË PASHËRTHYER- Rr. Gj.N. Kazazi, Gjakovë 01.02.2025, 09:40.Raportohet se deri sa ishte duke punuar në oborrin e tij ankuesi m/k kishte hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësia për deminim i FSK-së, ka bërë tërheqjen e mjetit të pa shpërthyer të kategorisë D-9. Nuk raportohet për ndonjë incident.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.