Insajderi
Fashion

Pas videos për emigrantët, Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram

Insajderi
02 February 2025 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas videos për emigrantët, Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selena Gomez ka humbur më shumë se 800 mijë ndjekës në Instagram gjatë 30 ditëve të fundit, pas një videoje ku ajo shpërtheu në lot për dëbimet e emigrantëve pa dokumente nga SHBA.

Videoja, e cila u fshi shpejt nga artistja, shkaktoi një reagim të ashpër, sidomos mes mbështetësve republikanë, përfshirë kandidatin për Senat, Sam Parker, i cili sugjeroi që Gomez të dëbohej për deklaratat e saj.

Postimi erdhi në një moment delikat për karrierën e saj, pasi filmi i saj i fundit, “Emilia Perez”, u nominua për 13 çmime ‘Oscar’. Megjithatë, ai mori kritika për performancën e saj dhe për përdorimin e spanjishtes, sipas raportimeve të DailyMail.

Një burim i afërt me Gomez i tha MailOnline se ajo është tërhequr nga deklaratat e saj politike për të mos humbur mbështetje nga fansat konservatorë të markës së saj të bukurisë, ‘Rare Beauty’.

Ndërkohë, ajo është e pasionuar për çështjen e emigracionit, por është e shqetësuar se mesazhi i saj u keqkuptua për shkak të emocioneve të forta në video.

Personalitete të tilla si Piers Morgan e kritikuan Gomez për “narcisizëm”, ndërsa ish-shefi i ICE, Tom Homan, mbrojti politikën e dëbimeve. Megjithatë, Gomez vazhdon të përdorë platformën e saj për të folur mbi çështje sociale, pavarësisht debatit të madh që shkaktoi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark