Një pajisje e llojit “bombë” është shkatërruar në një shpërthim të kontrolluar në Oslo-në qendrore, ka thënë policia norvegjeze.
Zyrtarët rrethuan një pjesë të madhe të zonës “Gronland” të shtunën në mbrëmje, para se skuadra ta shpërthente pajisjen e dyshuar, shkruan BBC.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se zhurma ishte e fortë dhe se një i dyshuar është në paraburgim.
Policia ishin tashmë në alarm pas një sulmi që ndodhi të premten në Suedi.
Një kamion u përplas me një dyqan në Stokholm, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur më shumë se 15-të.
Policia suedeze ka konfirmuar të shtunën se kishin gjetur një pajisje të panjohur në vendin e shoferit të kamionit të braktisur.
Pajisja në Oslo ishte e aftë për të shkaktuar vetëm dëme të kufizuara, ka thënë policia. Hetimi i është dorëzuar Shërbimit të Sigurisë Policore të Norvegjisë.