Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

    Insajderi
    30 October 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Sipas raportimeve trupi i tij është gjetur në rrugën “Afrim Loxha”.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi.

    Sipas tyre, një person i gjinisë mashkullore është gjendjur pa shenja jete në këtë rrugë.

    “Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark