×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

    Insajderi
    05 June 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur dje rreth orës 14:25 në shtëpinë e tij.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    Sipas policisë lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmi relevante që qojnë në zbardhjen e rastit.

    Raporti i plotë:

    Prizren 04.06.2023 – 14:25. Eshtë raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmi relevante për rastin, ndërsa me  urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark