Insajderi
Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Insajderi
03 October 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 14:25.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e gruas.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  02.10.2026 – 14:25. Raportohet se  viktima femër kosovare  është gjetur pa shenj jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark