Insajderi
Lajme

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Insajderi
10 July 2026 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetase e Malit të Zi është gjetur pa shenja jete të enjten, rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të komunës së Istogut.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark