Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në një hotel në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në një hotel në Prizren

    Insajderi
    28 September 2025 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur pa shenja jete një 82-vjeçare, shtetase gjermane në një hotel në Prizren.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se gruaja ishte mysafire në Kosovë.

    “Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër rreth 82 vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë”.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes”.

    “Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, thuhet tutje në konfirmim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark